May 16, 2024
Maqedoni

Ali Ahmeti nuk erdhi në Mateç, Sheshin e dëshmorëve e uron përmes Facebookut

“Sheshin e dëshmorëve në Matejç ta gëzojnë të gjithë banorët e komunës së Likovës bashkë edhe me ne”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Facebook, pas përurimit të “Sheshit të Dëshmorëve”, që u bë mbrëmë në fshatin Mateç të komunës së Likovës.

“Puna të nderon, andaj dhe përgëzoj të gjithë kontribuesit të udhëhequr nga Kryetari i komunës Erkan Arifi për përurimin e përfundimit të punimeve në shesh”, shkroi Ahmeti.