May 20, 2024
Kolumna

Ali Ahmeti i akuzoi për politika kafenesh, Vjosa dhe Albini në takime të larta në Uashington

Shkruan: Arion Stavileci

Kundërshtimi i Kosovës për Ballkanin e Hapur vazhdon të nxisë reagime. Në njërën anë kryeministri Albin Kurti nuk heq dorë nga kundërshtimi, kurse në anën tjetër të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit janë bërë pjesë.

Refuzimi i Open Ballkanit ga ana e kreut shtetëror kosovar, sipas mendimit tim ishte shkaku pse Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, ka qenë tepër kritik ndaj klasës politike të Kosovës. Madje, ka thënë se ndikohet nga kafenetë.

Edhe pse nuk e ka përmendur me emër kryeministrin Albin Kurti, si duket ky i fundit ishte në shënjestër, sepse disa herë e refuzoi ftesën për Ballkanin e Hapur.

“Klasa kosovare duhet të jetë më e guximshme. Nuk zgjidhemi për të bërë politikat në kafene, që shajmë, japim mendime të mëdha, që flitet për patriotizma të mëdha. Nuk zgjidhemi të qëndrojmë në shkallët e stadiumit. Zgjidhemi për të zgjidhur probleme dhe situata të vështira”, u shpreh para do kohe me ton ofendues Ali Ahmeti.

E tani, krejt po më doket se ka ardhur koha Ahmeti t’i kërkojë falje klasës politike kosovare, respektivisht presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pas vizitës së lartë që ata realizuan në Uashington ku u pritën nga sekretari i shtetit, Blinken.
Duhet të kërkojnë falje edhe gjithë ata gazetarë dhe mediume të nxitura, e ndoshta edhe të subvencionuara nga klane të LPK-së në Kosovë e Maqedoni të Veriut, të cilat takimin e ministrit të jashtëm maqedonas Bujar Osmani, mundoheshin ta shfrytëzojnë për ta minimizuar rolin e kryeministrit Kurti.

Tani kanë mbetur me gishta në gojë, sepse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti jo vetëm që realizuan takim me sekretarin Blinken, por edhe nenshkruan marrëveshje prej 200 milionë dollarësh.
E ata që i kritikonin Vjosën e Albinin se bëjnë politikë kafenesh, le të vazhdojnë tani të luftojnë për Open Ballkanin e Vuçiqit dhr për gjuhën maqedonase, sepse punë më të mençura nuk kanë bë zaten asnjiherë.