July 26, 2024
Maqedoni

Gjendet një grua e vdekur mes fshatrave Haraçinë dhe Grushinë (Emri)

MPB ka konfirmuar se një grua e zhdukur nga Shkupi është gjetur e vdekur.
Sipas MPB, bëhet fjalë për Stojna Gjorgjieveska, e cila është gjetur mes fshatrave Grushinë dhe Haraçinë.
“Rasti në MPB është paraqitur sot në ora 10. Gruaja e cila ishte paraqitur si e zhdukur është gjetur e vdekur në një arë rreth rrugës”, kanë njoftuar nga MPB.
Policia pritet të dalë me detaje shtesë lidhur me rastin.