May 7, 2024
Kolumna

Në vend se ta përçajë Gostivarin, Ahmeti le të shkojë ta bashkojë Kërçovën

Driton Bilalli

Me të vërtetë nuk e kisha të qartë se pse Ali Ahmeti tërë kohën sorollatet në Gostivar. Vazhdimisht e pyetja veten se pse nuk shkon në Kërçovë, ku fitorja e kandidatit shqiptar, rrezikohet nga kandidati maqedonas, por mundohet me çdo kush ta përçajë Gostivarin.

Gjithçka mu bë e qartë pasi e lexova reagimin e bashkëpunëtorit të tij Musa Xhaferi, i cili shumë qartë thotë se Artan Grubi na qenka i padëshiruar në Kërçovë. Dhe aty ku nuk e dëshirojnë Grubin, nuk i shkohet as Ali Ahmetit. E Grubin, sa kam dëgjuar, nuk e duan fort as në komunën e vetë në Cair, as te Teuta Arifi në Tetovë, e tani pas raundit të parë me siguri as në komuna tjera, sepse ku shkon mbjell humbje. I ka mbetur vetëm Gostivari, ku i krijon hapësirë Nevzat Bejta dhe për shkak të tij tani këtu na sillet edhe Ali Ahmeti. E konsiderojnë sikur Gostivari të jetë pa Zot dhe të jetë ndonjë poligon për eksperiment. E nuk është ashtu, i nderuar zotëri Ahmeti, e ke gabim!

Nëse nuk të shitet më llafi në Kërçovë, ske se çna shet mend neve në Gostivar. Ne të kemi respektuar, kur ke qenë për ta respektuar, por nuk mund të respektojmë më, sepse u vërtetua që politikat tua kanë qenë të gabuara gjatë gjiothë këtyre viteve, me pë2rjashtim të katër viteve të para në Qeveri. I kemi mësuar aktrimet tuaja kur shfrytëzoni tragjedi për pika politike, si; u munduat të aktroni në Cegran Nuk u shiten më ato truqe.

Merre Grubin, ik në Kërçovë e gjetiu, sepse ën Gostivar nuk mund të fusësh përçarje as ti, as Artan Grubi, as Nevzat Bejta. Shko bashkoje Kërçovën, që e katandise dhe e përçave me politikat e gabuara, se ka kush kujdeset për Gostivarin. Gostivari din të votojë lirshëm dhe pa presion.

Nëse ende nuk ta pranojnë Artn Grubin në Kërçovë, ndahu katër-pesë ditë prej tij, se nuk bëhet nami. Mos mendo se mund t’ia hedhësh fajin dikuj tjetër për humbjen eventuale të Kërçovës, sepse përgjegjësia të takon vetëm ty. Dhashtë zoti nuk është e saktë ajo që e shkroi Gafur Adili se para tetë viteve ke bë marrëveshje me ia këthyer VMRO-së Këçovën pas dy mandateve dhe tani vetëm kërkon alibi dhe krijon skenare për të arsyetuar këtë humbje. Bëhu të lutem pak më i përgjegjshëm dhe më i ndërgjegshëm!