May 3, 2024
Kolumna

Kështu mbrohej atdheu o ju “patriota” që sot po shitni gogla për dushk

Shkruan: Nehat Jahiu

Kështu mbrohej vendi , o ju ca atdhetarë të vetshpallur që sot po na shitni gogla për dushk. Ku ishit gjatë vitit 2001, o ju patriota të sotëm të kafeaneve, facbookut etj. që po na shitni dardha të kalbura. Ju ca patriota të asaj kohe dhe disa që keni lindur pas vitit 2001. Rikthejuni të kaluarës dhe historisë dhe shikojeni realitetin dhe mos na tregoni përralla, sepse jemi ngopur me demagogjinë dhe hipokrizinë tuaj. Atdhetarët e vërtetë bëjnë vepra, ndërsa hajnat ose “ heronjtë” e pas luftës pasurohen me gjakun e atdhetarëve të vërtetë. E vjedhin vendlindjen dhe atdheun e tyre dhe pa fije turpi shkelin mbi gjak e eshtra të heronjve të vërtetë.

Dëshmitë e kësaj fotoje të vitit 2001 patriotizmin e shumë “patriotave” të sotëm e hudhin në shportën e mbeturinave.