Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër, më 13 dhjetor, në ora 13:00, të bashkohen në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për, siç thotë ai, “kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”.

“Nesër bashkohemi për një qëllim të qartë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë,” shkruan Ahmeti.

Ai thekson se “Liria ka emër, UÇK”, duke shtuar se ky emër “mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar”.

“Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë,” përfundon lideri i BDI-së.

sqShqip