May 4, 2024
Opinion

Fusha e Pollogut ka kapacitet të ushqejë 5 milionë banorë

Shkruan: Nexhat Bexheti

Fusha e Pollogut është dhuratë nga zoti,por e shëmtuar nga njeriu. Cilësia e tokës është shumë pjellore dhe e lagin lumenjtë,dhe prockat e shpeshta të cilat rjedhin nga Mali Shar,që ua mundëson bujqve shumë lehtë, t’i vaditin kulturat bujqsore të mbjellura.
Por fatkeqësisht, kjo dhuratë e falur nëpërkëmbet dhe shkretohet pikërisht nga ata të cilët e kanë prone dhe obligim t’a punojnë,edhe që të fitojnë për jeten e tyre, mu aty para hundëve te pragu i shtëpisë, edhe t’a harrojnë kurbetin.

Në një të kaluar të afërt, kjo tokë e ka ushqyer një shtet të madhë dhe bujqit kanë jetuar me standard superior jetësor, thuan bujqit e pensionuar.
Kam patur rastin të jem prezentë në një bisedë me instruktor nga Kina, ku thënjet e tyre për fushën e Pollogut se kjo fushë bashkë me malet përreth sikur të ishin në Kinë, nga këtu do ushqeheshin reth pesë milionë banorë.
Fushën e Pollogut kur e shikojmë nga mali,më shumë i ngjanë një xhungle me dru të sinkronizuar nga mbjellja, se sa fushë punuese.
Popullata e demotivuar që t’a punoje fushën, sepse repromaterialet dhe maqineritë bujqsore janë ma çmime enorme të larta, subvencionet e shtetit koruptohen dhe nuk arijnë tek destinacioni i vërtetë bujk.
Në këto vise ka resurse natyrore të cilat duhet të shfrytzohen me një angazhim individual dhe institucional. Me aplikimin e njohurive tradicionale dhe me këshillimin nga institucionet profesionale, me sukses të bëhet kombinimi e faktorit njeri me resurset natyrore. Për tu arritur ky kombinim duhet të bëhen investime të vogla dhe të drejtohet rezultati pozitiv nga popullata.
Si punë elementare duhet të bëhet një qendër grumbulluese i prodhimeve bujqsore, luleve dhe barishteve shëruese nga malësia. Në qendrën grumbulluese të punësohen puntorë me aftësi, njohuri dhe të specializuar për këto punë. Kjo fuqi punëtore do ta bëjë klasifikimin e prodhimeve sipas madhësisë, cilësisë dhe klasës. Kjo duhet të bëhet,për arsye se tregu Europian e kushtëzon blerjen me këto kushte, që janë primare për tu avansuar prodhimet në BE.
Prodhimet bujësore të Pollogut njihen si cilësore dhe natyrale, prandaj ekziston gatishmëri e shume kompanive të ndryshme që t’i grumbullojnë dhe ti pëgatisin të njëjtat për treg Europian. Me këtë rast do të mblidhen mjete devizore si fitim për bujqit individual dhe si të hyra për buxhetin e shtetit. Institucionet shtetërore duhet të çlirohen nga kapricat megative.Ministria e bujqësisë të përkushtohet që t’a vënë bashkpunimin funksional me bujqit,dhe degët tjera të cilat rezultojnë si derivate të bujqsisë, gjer te finalizimi i produktit.
E gjithë kjo do të mundësojë që bujqit, vit pas viti, të motivohen edhe më shumë t”a zhvillojnë bujqësinë, si degë të rëndësishme e kurizit të ekonomisë.
Nëse arrijmë t’a rimëkëmbim bujqësinë, vetvetiu do të kushtëzohet edhe zhvillimi i blegtorisë, si degë poashtu shumë e rëndësishme e ekonomisë.
Natyra është një “fabrikë”, e cila shumë shpejtë i punëson njerëzit, dhe shumë shpejtë i rikthen mjetet finaciare ,dhe nuk kërkon kulifikime superior, të gjithë mujnden të kyqen, por duhet të dimë t’a shfrytëzojmë këtë dhuratë të falun, e cila quhet fushë e bukës.