April 29, 2024
MaqedoniOpinion

Ganiu: Nuk ka lagje që pushteti në krye me Artan Grubin nuk e mbushën me kazino

Visar Ganiu

Nuk ka lagje, nuk ka vendbanime që pushteti aktual me në krye Artan Grubin nuk na i mbushën me kazino e me lojëra të fatit. As që po ju bëhet vonë se bixhozi është varësi, është fatkeqësi që po na i prish shoqërinë, e po shkaterron familje të tëra. Tanimë nuk ka kuptim as distanca fizike që e proklamojnë si e arritur sepse bixhozin përmes internetit na i sollën jo 500 metra por 30 centimetra afër nesh. Këtë e theksova në panelin e sotëm të organozuar nga Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA dhe ku tema e diskutimit ishte “Propozim ndryshimi i Ligjit për Lojërat e Fatit: Zgjidhje apo Maskim?”, ndërsa bashkë-panelist ishin Halil Snopçe- Deputet, Ali Pajaziti- Sociolog dhe profesor, Xhemal Abdiju- Kryetar i levizjes për Anti Bixhoz.

Thash që gjendja me kazinot jo që është alarmante por është shumë shqetësuese dhe kemi çerdhe, shkolla, e objekte fetare jo vetëm në Çair por edhe në shumë vendbanime tjera, që skan as 200 metra larg kazinot.

Është pra koha haptazi të flasim, të ngremë shqetësimin, të alarmojmë në faktin se Qeveria e Maqedonisë së Veriut lëre që kazinot na i futi në shtëpitë tona, por bashkë me kazinot na i futi zullumin në shtëpi, po na i rrezikojnë familjet, rininë, po ja djegin shpirtin shumë prindërve. Dhe kjo katrahurë është shndërruar në një problem dhe shqetësim shoqëror.

Ditë për ditë po rritet numri i kazinove të hapura dhe ditë për ditë po rritet fukarallëku.

NGA KAZINOT SHPËTOJMË VETËM NËSE MBYLLEN