May 2, 2024
Kolumna

Albini dhe Kosova kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve kudo që janë

ALBINI DHE KOSOVA KANË NEVOJË PËR NDIHMËN E SHQIPËTARVE

Shkruan: Liridon Ramadani

Problemi në Mitrovicën e veriut nuk është problem vetëm i Kosovës por i gjithë shqipëtarve, problemi në Mitrovicën e veriut nuk është problem vetëm i Albinit dhe i qeveris së Kosovës por i gjitha shteteve në të cilët jetojnë shqipëtarët.
Është koha që shqipëtarët të kërkojnë reciprocitet ndaj standareve që përdorin ndërkombëtarët.
Duhet t’u bëhet e qartë ndërkombëtarve se çfardo zgjidhje që i bëjnë pakicave serbe në Kosovë dhe në dëm të Kosovës do të duhet të implementohet dhe për shqipëtarët në RMV, në lugin të preshevës dhe në Mal të Zi.
Ne si komb nuk mund të vazhdojmë ti mbajm syt të mbyllur karshi standardeve të dyfishta që përdorin ndërkombëtarët në raport të serbëve të Kosovës dhe shqipëtarve në shtetet që jetojnë.
Nëse destabilizohet Kosova do të destabilizohet Ballkani, nëse minohet sovraniteti i Kosovës do të minohet sovraniteti i shteteve në të cilat jetojnë shqipëtarët, nëse u jepet serbëve asociacion etnik atëher shiptarët e RMV të parët duhet të jenë ata që kërkojnë asocioacion të komunave me karakter etnik.
Duhet të merr fynd trysnia që i bëhet Albinit, kjo trysni duhet të shpërndahet përmes shqipëtarve në shtete që jetojnë dhe ndaj ndërkombëtarve.
Nuk mund të kemi për situata të ngjajshme dhe në vende të njejtë e standarde të ndryshme.