Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, ministrin Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, drekën e Kurban Bajramit e kaluam në Vushtrri, te familja e heroit tonë Afrim Bunjaku, njoftoi U.d. presidentja, Albulena Haxhiu.

“Më pas, vizitova edhe familjen e heroit Enver Zymberi. Dy heronjtë tanë që ranë në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial, rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Festat na mbledhin rreth familjes. Prandaj, sot ishte e rëndësishme të isha edhe pranë familjeve Bunjaku dhe Zymberi, për të shprehur mirënjohjen dhe për të kujtuar Afrimin dhe Enverin.

Me krenari të veçantë, rrugën e prindërve po e vazhdojnë edhe djemtë e tyre, Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymberi, që sot janë kadetë të Policisë së Kosovës dhe pas diplomimit do të shërbejnë si zyrtarë policor. Kjo është dëshmia më e mirë se idealet për shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve jetojnë brez pas brezi.

Kujtimi për heronjtë tanë është i përjetshëm.

Faleminderit familjeve Bunjaku dhe Zymberi për mikpritjen. Lavdi e përjetshme heronjve tanë!”, njoftoi Haxhiu.

sqShqip