May 16, 2024
Maqedoni

Aksionin në Banjskë të Kosovës Osmani e sheh si aneksim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në emisionin “Analizë me Borjan Jovanovskin” tha se aksionin në Banjskën të Kosovës e sheh si aneksim.

“Ajo që ndodhi në veri të Kosovës është më shumë një tregues për mua se ka faktorë seriozë në rajon që ende shpresojnë në ndarje territoriale”, tha Osmani.
Sipas tij, kjo e kthen çështjen në rrënjë, pra në qasjen strategjike të rajonit.

“Dhe nëse qasja strategjike nuk është ndryshimi i kufijve, atëherë duhet të trajtohen së pari këta faktorë që ende shpresojnë për ndarje territoriale dhe nëse qasja jonë është se zgjidhjet territoriale mund të jenë zgjidhje afatgjata për stabilitetin në rajon, kjo është tjetër gjë. Por, unë mendoj se ka një konsensus në bashkësinë ndërkombëtare që nuk ka ndryshime kufijsh. Janë gjashtë shtete në rajon dhe duhet të bashkëpunojnë dhe të shkojnë së bashku në Bruksel, pra të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi Osmani.