April 29, 2024
Maqedoni

Aggeler: Ky nuk është as ligji i parë e as i fundit për amnisti!

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler tha se po vëzhgojnë nga afër procesin mbi Ligjin për Amnisti, shkruan TV21. Aggeler tha se ky nuk është as ligji i parë e as i fundit mbi amnistinë dhe se liderët politikë duhet të jenë transparent dhe t’u tregojnë qytetarëve se pse kjo është me rëndësi për ta.

“E di që propozim ligji është në Kuvend. Më duhet ta pranoj, nuk kam shkuar në zyrë sot, nuk i di ngjarjet e fundit. Gjëja më e rëndësishme për Ambasadën e SHBA-ve është që të sigurohemi që ky proces të kalojë në një mënyrë që është ligjore, transparente dhe që qytetarët e këtij vendi të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se pse po ndodh dhe që liderët e tyre të zgjedhur t’u tregojnë se pse kjo është me rëndësi për ta. Patjetër, ky nuk është ligji i parë për amnisti dhe nuk do të jetë i fundit, por ne do ta vëzhgojmë nga afër”, theksoi Aggeler./tv21.tv