Pesë të arrestuar në aksionin për krime lufte në rastin “Reçaku II”
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
Lista Serbe akuzon për presion politik pas arrestimit të pesë personave në rastin “Reçaku II”
Pesë të arrestuar në aksionin për krime lufte në rastin “Reçaku II”
(Lajm i përditësuar) Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e njohur si “Reçaku II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në disa lokacione ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të mbajnë një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë lidhur me operacionin dhe hetimet në vazhdim.
Konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në katin e gjashtë, në orën 13:00.
Aksion për krime lufte në disa lokacione në Kosovë
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka zhvilluar një aksion në disa lokacione të ndryshme.
Aksioni, sipas burimeve të KOHË-s lidhet me hetimet ndaj disa personave të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit.
Siç merr vesh KOHA, njëri nga lokacionet ku është zhvilluar aksioni është komuna e Shtërpces, ndërsa tjetri në rajonin e Anamoraves.
Deri në këtë fazë nuk janë dhënë detaje zyrtare për operacionin. KOHA ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe në Policinë e Kosovës lidhur me përfundimin e aksionit, lokacionet ku është zhvilluar ai, si dhe numrin e personave të arrestuar, por deri më tani asnjëra nga institucionet nuk ka kthyer përgjigje.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente.
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
I arrestuari për krime lufte në Reçak duke u dërguar në gjykatë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës ndaj pesë të dyshuarve të arrestuar sot për krime lufte kundër popullsisë civile.
Pesë të arrestuarit po dyshohen për krime lufte në Reçak.
Prokurori special Ilir Morina do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Personat e arrestuar janë N.B. nga Shtëprca dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i dytë S.J, banues në Shtërpcë ish-polic i Ministrisë i Punëve të Brendshme të Serbisë. B.P Shtërpcë ish-polic i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që është arrestuar në Merdar. I dyshuari katërt S.N. banues në Shtërpcë dhe ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. I dyshuari i pestë S.S banues në Gjilan dhe punëtor në shërbimet postare në Serbi, dhe pjesë e formacioneve policore në Policinë e Punëve të Brendshme të Serbisë në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ai ka bërë të ditur se është realizuar kërkim edhe për një ish-polic serb në Shtërpcë por i njëjti nuk është hasur në vendbanim dhe nuk është arritur të arrestohet.

