May 21, 2024
Maqedoni

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen disa persona, disa ende kërkohen

Një aksion policor është duke u zhvilluar në rajonin e Shkupit. Policia po kryen bastisje në disa lokacione, përfshi dhe disa kompani që ishin të përfshira në krim ekonomik, shkruan “360 gradë“.

Në terren janë edhe forcat speciale dhe siç raportohet deri tani janë arrestuar dhjetëra persona. Ministria e Brendshme konfirmon se kërkimet dhe arrestimet janë në vazhdim, dhe se gjatë ditës do të dalin me informata më të detajuara lidhur me aksionin në fjalë.