May 7, 2024
Maqedoni

Aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë, 6 persona të lënduar

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Shkup-Bllacë në afërsi të Stenkovecit, me çrast janë përplasur dy makina njëra me targa të Shkupit dhe tjetra me targa të huaja. Për pasoj kanë mbetur të lënduar 6 persona. Alsat mëson se në aksident janë përfshi një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë dhe vetura “Mazda” me targa të Shkupit. Përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti Mazda me targa të Shkupit i ka prerë rrugën me qëllim që të hyjë në pompën e benzinës Mercedesit me targa të Shqipërisë që vinte në drejtim të Shkupit. Sipas dëshmitarëve shkak i aksidentit është mungesa e dukshmërisë së vijave./Alsat