July 22, 2024

PREZANTOHET NJË NGA TELEFONAT MË TË FUQISHËM TË MOMENTIT

Oppo kohët e fundit shpërtheu në vendin e parë në Kinë për numrin e telefonave të shitur, dhe tani ajo ka prezantuar telefonin e saj këtë vit – Oppo Find X3 Pro.

Ashtu siç kemi shkruar së fundmi në njoftim, Oppo Find X3 Pro sjell gjithçka që do të prisnim nga një telefon i fuqishëm Android në vitin 2021.

Ka një ekran 6.7 inç, me rezolucion QHD + dhe një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.

Mundësohet nga një çip më i fuqishëm Qualcomm – Snapdragon 888 dhe ka 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ​​ruajtëse. Bateria e këtij telefoni ka një kapacitet prej 4,500 mAh, transmeton Telegrafi.