April 28, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Kërçovë, vdesin tre të rinj

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjistrale”në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe shoqëruesi i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Doll, ndërsa shoferi i makinës tjetër S.I. poashtu nuk ka mundir tu mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin “Peugeot”.

Prokurorët kanë bërë inspektimin në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.