May 21, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Butel të Shkupit, tre persona të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Butel të Shkupit, shkruan Makfax, duke sjellur edhe video nga vendi i ngjarjes.
Sipas MPB, aksidenti ka ndodhur në semafor te udhëkryqi mes rrugëve “Hristijan Todorovski Karposh” dhe “Bosnje Hercegovina”, kur një veturë Golf ka goditur nga mbrapa veturën tjetër “Reno”, e cila ka qenë e ndalur në semafor, transmeton Lideri.mk.

Vetura Golf është drejtuar nga një 20 vjeçar, kurse Reno nga një 49 vjeçar.

Në aksident lëndime kanë marë tre persona-dy shoferët dhe një bashkëudhëtarë në veturën Golf.