Dy vajza 20-vjeçare nga Sarajeva kanë humbur jetën, ndërsa shoferi është lënduar rëndë pasi një automjet “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë në vendin e quajtur Bradina, pranë Konjicit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit Hercegovinë-Neretva.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, shkalla e lëndimeve të të cilëve ende nuk është përcaktuar.

Policia njoftoi se në aksident kanë humbur jetën pasagjeret A.M. dhe N.Z. nga Sarajeva. Shoferi A.B. ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pasagjeret A.J. (20) nga Ilixha dhe D.D. (20) nga Sarajeva kanë pësuar lëndime, shkalla e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Sipas raportimeve të mediave, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45, në rrugën magjistrale M-17.

" "

Në vendngjarje kanë dalë ekipet kompetente, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në këtë aksident të rëndë.

sqShqip