April 29, 2024
Maqedoni

Ahmeti, Xhaferi dhe Grubi shkojnë për ngushëllime tek familja e Kadri Veselit (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qenë për ngushëllime tek familja e Kadri Veselit për vdekjen e babait, Fazliut.

Ahmeti ishte në të pame bashkë me Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit dhe me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi.

Kryetari Ahmeti para mediave ka deklaruar se Fazli Veseli ishte një njeri i merituar që ia vlen të kujtohet.

“Ia vlen të vizitohet familja kjo që t’u ndodhemi afër sado pak në këto situata të vështira. Të ndjerin duhet ta kujtojmë për punën dhe kontributin që ka dhënë për çështjen, për shqiptarinë”, ka thënë Ahmeti.

I pari i BDI-së tha se nuk pati rastin të takohet me Veselin edhe pse ai ka ardhur sot në Mitrovicë tek familja e tij për të pame.