May 13, 2024
Maqedoni

“Më Mirë për Tetovën” refuzon ofertën e Bilall Kasamit

Iniciativa qytetare “Më Mirë për Tetovën” ka refuzuar ofertën e kryetarit të Levizjes Besa, Bilall Kasami, i cili i ofroi kësaj Iniciative postin e zevendes kryetarit të komunës, nëse infiton zgjedhjet.
Nga iniciativa “Më Mirë për Tetovën” ofertën E Kasamit e vlerësojnë si populiste.
“ Qëllimin tonë për një Tetovë më të mirë synojmë ta realizojmë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre, dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara, të cilat as nuk ekzistojnë në Ligjin për vetëqeverisjen lokale.

Komuna ka vetëm dy organe qeverisëse: Kryetari i Komunës dhe Këshilli Komunal. Nuk ka nevojë për pozita të reja në Komunën e Tetovës, e cila edhe ashtu është e mbingarkuar nga administrata e tepërt”, thuhet në reagimin e tyre.