Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, sonte nga Bërvenica kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiun.
Të tre liderët politikë janë të pranishëm në tubimin në Bërvenicë, ku para qytetarëve kanë përcjellë mesazhet e tyre në mbështetje të kandidaturës së Jahiut.
Prania e Ahmetit, Taravarit dhe Rexhepi-Zejdit në të njëjtën ngjarje i ka dhënë një dimension të veçantë fushatës së Arkin Jahiut në Bërvenicë.
Sot gjatë ditës Ahmeti mori pjesë në protestën përkrahëse për krerët e UÇK-së, ku ishte edhe pranë kryetarit të Lidhjed Shqiptare, Zijadin Sela, transmeton portali Lideri.mk.

