Ali Ahmeti, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni, po merr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë, në Llugë të Podujevës.

Në fjalën e tij, Ahmeti tha fjalë të mëdha për Zhitinë, transmeton Klankosova.tv.

“Sot po ngrihet shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ‘Minatori’, shtatorja e Afrim Zhitisë, të lajmëtarit të lirisë. Ky ishte kryeredaktori që e kërkonin në qiell e ai vepronte në tokën e Kosovës”, tha Ahmeti.

“Po ngrihet shtatorja e organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë ta shndërrojmë në rezistencë reciprociteti me forcë t’i përgjigjemi pushtuesit. Janë ngritur celulat e para nga Afrimi bashkë me shokë. Janë bërë aksionet e para dhe nismat drejt formësimit dhe paralajmërimit që Kosova jo larg do të ketë ushtrinë”, u shpreh tutje ai.

" "

“Pavarësisht tendencave të Beogradit që kjo ushtri ka qenë një nderje kriminale, pavarësisht tendencave të lindjes për t’ju kundërvënë demokracisë së vërtete që ndihmonte popujt nën pushtim, Evropë e Shteteve të Bashkuara, se gjoja po ndihmojnë ushtri kriminale. Prandaj do të dështojnë gjithë ata në veçanti Kremlini e Moska se ushtria jonë ka qenë terroriste. Ashtu siç kemi fituar deri më tani edhe këtë proces tepër të skandalizuar Kosova dhe ne do të jemi triumfues”, theksoi Ahmeti.

sqShqip