Safije Sadiki Shaini dhe Izet Mexhiti marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të mundjes “Shkupi Open 2026”
Turneu Ndërkombëtar i Mundjes “Shkupi Open 2026”, i organizuar nga Klubi i Mundjes “Shkupi”, ka mbledhur mundës dhe klube nga vendi dhe jashtë tij, duke promovuar talentin, disiplinën dhe frymën sportive.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë Safije Sadiki Shaini dhe kryetari i Komunës së Çairit, njëherësh bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti.

853483955 1511768077640412 7784544498478290527 n

Safije Sadiki Shaini theksoi se Ministria e Sportit është ndër mbështetësit e këtij turneu, duke riafirmuar përkushtimin për zhvillimin e mundjes, mbështetjen e klubeve sportive dhe promovimin e talenteve të reja.

" "

Ajo vlerësoi organizimin e turneut nga Klubi i Mundjes “Shkupi” dhe u uroi suksese të gjithë garuesve, me dëshirën që të arrijnë rezultate të reja në arenën sportive.

Mbështetja e aktiviteteve të tilla konsiderohet e rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët e rinj në vend.

sqShqip