May 5, 2024
BallinaMaqedoni

Agjencitë botërore raportojnë për zgjedhjet presidenciale në vend

Agjencitë botërore të lajmeve sot raportojnë për zgjedhjet presidenciale që po mbahen për të shtatën herë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Votimi për zgjehdjet presidenciale në Maqedoni të Veriut filloi sot për pothuajse 1,8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas anketave të fundit, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili vjen nga Lidhja secialdemokrate (LSDM), është qartë prapa Gordana Siljanovska-Davkovës nga VMRO-DPMNE nacinaliste”, shkruan agjencia gjermane DPA.

Agjencia thekson se BE-ja i hapi negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022.

“Nën presion të anëtares së BE-së, Bullgarisë, vendi i vogël ballkanik duhet ta përmendë pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës së get, në mënyrë që të mund të fillojnë negociatat inkuadruese më thelbësore. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të VMRO-DPMNE-së, në parlament ende nuk është gjetur shumica prej dy të tretave, që në mënyrë adekuate të ndryshohet Kushtetuta”, thekson DPA.

Agjencia shton se dy politikanë etnik shqiptarë, gjithashtu, kandidojnë për president: ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga partia shqiptare në pushtet, BDI, dhe Arben Taravari, kandidat i aleancës së partive opozitare shqiptare. Shqiptarët etnik përbëjnë rreth 25 për qind të popullatës në Maqedoni të Veriut.

“LSDM proevropiane dhe properëndimore është në pushtet në Maqedoni prej vitit 2017, e cila në vitin 2019 u riemërua në Maqedoni të Veriut. vendi hyri në NATO në vitin 2020, pasi që qeveria e ish-kryeministrit Zoran Zaev e zgjidhi kontestit për emrin me Greqinë. Athina insistoi për ndryshim sepse një rajon në Greqinë veriore quhet Maqedoni”, përmbledhë DPA.

Sipas agjencisë së lajmeve britanike Rojters, votuesit në Maqedoni të Veriut sot dolën në votim, në mënyrë që ta zgjedhin presidentin në “lakmus test” për zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm në të cialt opozita nacionaliste po tenton t’i rrëzojë socialdemorkatët në pushtet nga qendra e majtë.

“VMRO-DPMNE dy vitet e fundit fitoi fuqi për shkak të mllefit të opinionit për shkak të tempos së ngadalshme të inkuadrimit të këtij vendi ballkanik në Bashkimin Evropian. Derisa funksioni presidencial është funksion ceremonial, opozita shpreson se do të fitojë impuls për votimin më të rëndësishëm parlamentar më 8 maj”, thekson agjencia britanike.

Sipas agjencisë Rojters, “kandidarura e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE u prit me optimizëm në vitin 2005, por 19 vite më vonë, ajo shënoi përparim të vogël, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të anëtareve të BE-së – Greqisë dhe Bullgarisë”.

“Marrëveshja e vitit 2017 për ndryshim të emrit të vendit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut e prëfundoi kontestin me Greqinëm por Bullgaria parashtroi veto në vitin 2020 për çështjet historike dhe gjuhën, për të cilat shumë maqedonas thonë se e sulmon identitetin e tyre nacional. Në vitin 2001 NATO e tërhoqi Maqedoninë e Veriut nga lufta qytetare gjatë kryengritjes së shqiptarëve etnik dhe premtoi integrim më të shpejtë në BE dhe NATO. Iu bashkangjit NATO-s në vitin 2020”, vëren agjencia Rojters.

Edhe agjencia kroate e lajmeve Hina, lidhur me zgjehdjet presidenciale në vend njoftoi se anketat më tër eja tregojnë se presidenti aktual, Stevo Pendarovski nga LSDM, qartë qëndron prapa Gordana Siljanovska Davkovës nga VMRO-DPMNE.

“Meqenëse me siguri asnjë kandidat nuk do të fitojë mbi 50 për qind të votave, ndërsa në garë ka edhe pesë kandidatë të tjerë, sipas agjencisës ë njejtë pritet rrethi i dytë i zgjedhjeve të mbahet më 8 maj. Nëa të ditë është paraparë të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, siç thekson Beta, po zhvillohen qetë dhe pa parregullsi.

Duke e cituar kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, Beta thekson se të gjitha vendvotimet për zgjehdjet presidenciale në Maqedoni të Veriut janë hapur me kohë dhe votimi po zhvillohet qetë dhe pa parregullsi.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, qëndrimi i Gordana Siljanovskës “mbeti i paqartë” lidhur me futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, që është kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në.

“Ajo në intervistë për RTVM në prag të ditës për të menduar i ceki opsionet ‘për zgjidhje të problemit me Bullgarinë’, me çka do të hapen negociatat e vendit me BE-në. Sipas fjalëve të saj, ‘mund të ketë vendim nga autoritetet e reja në Bullgari (dhe) nga autoritetet e reja në Maqedoni të Veriut me ndihmën e pushteteve të reja në Evropë për ‘zgjidhje të Solomonit’, që mund të jetë interpretim i miqësisë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, përmes ankesit të ri apo një dokumenti tjetër, në të cilin shkruan se dallimet dhe mospajtimet mes dy vendeve Bullgaria nuk do t’i shfrytëzojë so veto. Ndërsa mënyra tjetër, sipas Siljanovskës, është ‘përfaqësuesit e Parlamentit të ri evropian apo nga Komisioni evropian t’i sqarojnë BE-së se Bullgaria po i shfrytëzon çështjet lidhur me identitetin si kusht për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, që i shkelë parimet e BE-së’. Sipas saj, ‘madje edhe PE-ja mund të fillojë rast në gjykatën në Luksemburg, e cila e mbron të drejtën evropiane, kundër Bulglarisë”, shkruan BTA.

Agjencia shton se sipas Biljana Vankovskës, “duhet të dënohet Marrëvehsja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe marrëveshja me Greqinë, ndërsa vendi të sjellë kushtetutë të re, civile”.

“Për Maksim Dimitrievskin, ndryshimet kushtetuese duhet të pranohen, por të hyjnë në fuqi pasi që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Stevço Jakimovski konsideron se vendi mund të parashtrojë kushte të veta para BE-së, ndërsa ndryshimet në Kushtetutë mund të ndodhin “pasi që të zgjifhen çështjet për gjuhën, identitetin dhe pohimet e Bullgarisë se maqedonasit ishin bullgarë para vitit 1944″. Për Arben taravarin nevojiten garanca nga BE-ja se ky do të jetë kushti i fundit për Maqedoninë e Veriut, përderisa sipas Stevo Pendarovskit dhe Bujar Osmanit, duhet të miratohen ndryshimet e Kushtetutës në mënyrë që të shfrytëzohet ‘dritarja e hapur’ për zgjerim të BE-së”, shkruan BTA.

Në 3.480 vendvotime në vend sot në zgjedhjet e shtata presidenciale mund të votojnë 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment janë hasur në objektin ku votohet. (MIA)