May 6, 2024
BallinaMaqedoni

KSHZ: Prej orës 15:00 dalja është 35,89%, më e larta në Novaci, më e ulëta në Qendër Zhupë

Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2110 vendvotime. Nga gjithsej 1.092.341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392.066 ose 35.89%.

Sipas të dhënave të deritanishme të pjesëmarrjes, dalja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69%, ndërsa më e ulët është në Qendër Zhupë, 13,11%. Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha qendrat e votimit.

Deri më tani në KSHZ janë paraqitur gjithsej 233 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit. Prej tyre, 38 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar ushtrimi i të drejtës së votës, 21 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e mbetura janë duke u proceduar.