May 6, 2024
Maqedoni

KSHZ: Pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 26,35 për qind

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, shpalli kufirin e ri të daljes në votime deri në orën 13:00.

Të dhënat e fundit të KSHZ-së thonë se deri në orën 13:00 në tërë territorin e vendit kanë votuar 26,35 për qind e votuesve të regjistruar. Sipas të dhënave të përpunuara deri më tani, më së shumti vota ka pasur në Novaci, 42,87 për qind, ndërsa më pak në Vrapçisht me 10,18 për qind. Të drejtën e votës deri në orën 13:00 e kanë ushtruar 417 170 qytetarë.

Deri në orën 13:00, KSHZ ka pranuar 140 kundërshtime për të drejtën e votës. Prej tyre, 16 janë pranuar, që do të thotë se ata persona do të mund të votojnë, nëntë janë refuzuar, tetë si të parregullta, ndërsa të tjerët janë në procesim, informoi Dashtevski.