Agim Islami, i dënuar në rastin “Alfa”, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet se ka kaluar 18 vite në burg, duke pretenduar se është privuar padrejtësisht nga liria.

“Nuk janë ditë, nuk janë muaj, janë 18 vite të vjedhura nga jeta ime padrejtësisht”, shkruan ai, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe i janë marrë rinia, familja dhe gëzimi.

Në reagimin e tij, Islami kritikon sistemin e drejtësisë dhe pyet se edhe sa kohë do të duhet të presë për lirinë. Ai u bën thirrje përfaqësuesve politikë shqiptarë që, sipas tij, të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të personave që i konsideron të pafajshëm. Postimi i tij përfundon me mbishkrimin: “2008–2026… 18 vite padrejtësi” dhe hashtagun #LiriPerRastinAlfa.

*Pretendimet e shprehura në reagimin e Agim Islamit janë qëndrime personale të tij.

" "
sqShqip