Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisë së shpejti, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik që do të forcojë lidhjen mes Shkupit dhe Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami njoftoi se, së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun, kanë vizituar nga afër lokacionin ku pritet të fillojnë punimet, në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës.

“Me ndërtimin e autostradës së plotë do të përfitojnë ekonomia, bizneset dhe qytetarët e të dy vendeve. Pas lehtësimit të qarkullimit në kufi me sistemin ‘hyrje-hyrje’ me një ndalesë në Bllacë, tani po ndërtojmë edhe autostradën”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti dëshmon kalimin nga premtimet te veprat konkrete.

" "

“Koha e fjalëve boshe ka mbaruar. Tani është koha e punës dhe rezultateve!”, përfundoi Kasami.

sqShqip