May 2, 2024
Maqedoni

Administrata dhe jo ministrat janë të korruptuar, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme është pyetur në lidhje me Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, në të cilin është notuar shqetësim gjendja me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
Zaev ka thënë se korrupsion nuk është vërejtur në dy eshalonet e para të qeverisë.
“Askund në eshalonin më të lartë, por edhe në eshalonin e dytë nuk është gjetur korrupsion. Do të thotë nuk ka korrupsion tek ministrat dhe drejtorët, por është gjetur sipas analizave, në pjesën e funksionimit të administratës”, ka deklaruar Zaev.