Sport

Edhe Nora Gjakova FITON MEDALJEN E ARTË

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”, raporton Insporti.com.

Gjakova ka mposhtur xhudisten franceze Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg.

Në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon. /Insporti.com/