April 26, 2024
Maqedoni

Mulla Mahmud Asllani nga Tetova në gjendje të rëndë shëndetësore

Molla Mahmud ef Asllani në gjendje të rëndë shëndetsore. Ai është ndër mualimët më të njohur në botë, kurse për shendetin e tij po bejne lutje gjithë besimtarët nga Maqedonia.

Më 11 Ramazan (30 korrik 2012) organizata botërore për mësimin e Kuranit përmendësh dhe për leximin e Kuranit, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, si mualim më të suksesshëm në botë e shpalli hoxhën nga Tetova, Mulla Mahmud efendi Asllanin. Shpërblimin ia ka ndarë mbreti i Saudisë. Mulla Mahmud efendi Asllani, punon si mualim në Xhaminë e Larme në Tetovë. Ka nxjerrë 149 hafiza të cilët pas mbarimit të hifzit i janë nënshtruar provimit dhe e kanë kaluar me sukses, ndërsa 300 nxënës tjerë të tij e kanë mësuar pak më pak se tërë Kuranin përmendësh apo janë duke e mësuar. Ndërkaq ata që kanë mësuar leximin e Kuranit te Mulla Mahmud Asllani janë me mijëra