May 10, 2024

Shkruan: Arsim Zekolli

Kronologjia e ngjarjeve të djeshme si dëshmi se ShBA-BE janë tepër efektivë kur preken interesat e tyre.

Pas njoftimit te incidentit ne Aeroportin e Shkupit, ne oret e pasidtes vijoi raportimin neper media. Ndersa ne oret e vonshme te mbremjes, ndodhi lajmerimi se “qeveria ne mledhjen e radhes me 9 Janar, do ta shkarkoj tërë bordin e MATAV”. Pra, do te vertetohet vendimi urgjent qe tani me eshte marrur.

Perkthyer, kjo do te thote se “miqte e tane nderkombetare” kanë intervenuar ashper te Qeveria, pasi qe çështja e komunikacionit ajror eshte çështje e Sigurise Kombetare, Nderkombetare dhe te NATO, pasi qe mbi qiellin tonë fluturojnë edhe “Lufthansa” edhe “British Airways”, edhe “Austrian” e “Turkish airlines”, si dhe fluturaket ushtarake drejt dhe ne kthim nga Lindja Mesme, Afrika Veriore…

Ky Kryeminister eshte politikisht i ngordhur, sa të le të fotografohet me ambasadoren Angeler. Shalabajerizmi i tij ne ceshtje qe prekin sigurine e udhetareve lartë mbi qiell është i pafalshëm dhe mbase do të rezultoj, o me zëvendësim të tij personalisht (tok me Spasovskin), ose me largimin e LSDM (tok me BDI).

Si te them, Spitali Modular ishte ceshtje e brendshme. “Besa Bus” çështje bilaterale. Incidenti ne Aeroport, eshte skandal nderkombetar me pasoja te mundshme finansiare (secili aeroplan paguan per shfrytezimin e hapesires ajrore) dhe posaçerisht ato te sigurise civile e ushtarake.

Selotejp Shtet.

* Arsim Zekolli, ambasador