May 16, 2024
Maqedoni

Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë – Gostivar

Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni gjatë përplasjes së tri veturave sot paradite rreth orës 10 në autostradën Tetovë – Gostivar. Të gjithë pesë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit për tu ofruar ndihmë mjekësore.

“Në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura: ‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf’ dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit mbikëqyrje ka kryer një ekip nga Departamenti për Çështje të Brendshme në Gostivar.