May 21, 2024
Maqedoni

Prokuroria kërkon paraburgim për Bekim Nezirin dhe tre persona tjerë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale sulm ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport.

Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burg.

Prokurori publik, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që të dyshuarit të ndikojnë në procedurë ose ta përsërisin veprën penale, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit të cilët janë ndaluar, ndërsa katër të tjerët janë në kërkim./Telegrafi/