April 29, 2024
Maqedoni

Ademi: Skolla “26 Korriku” e para ku realizohet Testimi ndërkombëtar provues “TIMSS”

Dritan Ademi, zv drejtor në Qendrën shtetërore të provimeve së bashku me drejtoreshën e Qendrës shtetërore të provimeve Elizabeta Naumovska sot vizituan shkollën fillore “26 Korriku” ku në mënyrë të drejpërdrejt përcollën se si zhvillohet testimi provues ndërkombëtar TIMSS me nxënësit e klasës së katërt.
Testi për herë të parë u realizua në mënyrë elektronike me ndihmën e kompjuterëve.
Pjesmarja në testimet ndërkombëtare është e rëndësisë së madhe për shtetin tonë sepse përveç komponentës së matjes së diturive të nxënësve shërben edhe për të krahësuar se në çfarë niveli e kemi sistemin arsimor ne në dallim me shtetet tjera të botës.
“Dhe me siguri të dhënat që fitohen nga këto testime do tju shërbejnë kreatorëve të politikave arsimore se ku duhet ne si shtet të përmirësohemi dhe çfarë hapa konkrete duhet të ndërmiren me qëllim të përmirësimit të kualitetit të arsimit në shtetin tonë.
Dua ta shfrytëzojë rastin ti faleminderojë stafin drejtues të shkollës për organizimin, mikpritjen dhe realizimin e suksesshëm të testimit që u mbajt sot në shkollën e tyre, deklaroi Dritan Ademi, zv drejtor në Qendrën shtetërore të provimeve.