Sela: Osmani të mbajë përgjegjësi që i ka rrezikuar duke mos i paralajmëruar shtetasit tanë për sulmin rus në Ukrainë

 

Ma merr mendja që Maqedonia e Veriut si shtet anëtare e NATO-s, duhet të ketë informata, në qoftë se kanë pasur informata të sakta atëherë duhet të kemi edhe përgjegjësi. E sa i përket përgjegjësisë së tyre, nuk e dij se me çfarë të drejte dhe a kanë ndërgjegje që i vret këta njerëz që të dalin dhe të thonë që e kemi ditur ditën dhe orën e saktë se kur do të bëhet sulmi e nga ana tjetër dhjetra familje, fëmijë e nëna, prindër, qytetar dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut ti lësh, në vend që tani në kohë lufte ti të mundohesh tju krijosh korridore për të dalë nga vatrat e krizës. Në qoftë se ky ministër ka ditur gjithçka atëherë duhet të mbajë përgjegjësi për çdo familje e cila ndodhet sot atje.