Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, është parë sonte nga reporterët e Televizionit Alsat në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali.

Nuk ka akoma konfirmim zyrtar nga palët për qëllimin e takimit, por Alsat jozyrtarisht mëson se temë diskutimi ka qenë kalimi i Shabanit në VLEN.

Informacioni se Shabani dhe një tjetër kuadër i ASH-së mund të shkëputen nga mbështetja ndaj Arben Taravarit qarkullon prej kohësh. Lëvizjet mund të konkretizohen ditëve në vijim.

/ Alsat.mk

" "
sqShqip