fotografisë e cila qarkulloi këtë mes kreut të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe disa funksionarëve të VLEN, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka mohuar lajmet se Isen Shabani të ketë kaluar në VLEN.

Taravari për portalin Tetovasot ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me Shabanin dhe se informacionet për kalimin e tij në VLEN nuk janë të vërteta.

“Iseni është kryetar i komunës i zgjedhur nga koalicioni AKI. Dhe vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së”, tha Arben Taravari për portalin Tetovasot.

Ndryshe, këto zhvillime pritet të marrin më shumë vëmendje në periudhën në vijim, nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

" "
sqShqip