Nevojiten arsyetime pedagogjike e jo retorikë e zemëruar
Shkruan: Xheladin Murati
Reformat në arsim kanë qenë prej kohësh një nga problemet shoqërore-peagogjike, që të gjithë diskutojnë të realizohen sa më pare dhe në mënyrë më cilësore.
Me të drejtë mund të themi se ministrja Carovska tregohet e fuqishme me veprimet e saj për ecjen përpara me reformat e inicuara në arsim. Kjo është për t’u përshëndetur. Por pyetja është: Sa propozim projekti i reformës dhe digjitalizimi i librit mësimor është objektiv dhe sa ka mundësi reale të realizohet në të gjitha shkollat e RMV-së?
Ministrja mund të bën çdo gjë mbase ka forcë politike, por ajo do të ketë gjithashtu kufizimet e saj më tej.
Për reformimin e arsimit tani kërkohen arsyetime pedagogjike dhe jo më fjalë. Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk duhet të tregojnë zemërim me protestuesit apo ato që nuk pajtohen me reformat e inicuara. Kjo edhe për një arsye madhore, se ajo nuk përfshinë sistemin në tërësi dhe nuk paraqet koncept konsistent me kushtetet dhe rrethanat tona urbane dhe veçanërisht ato rurale.
Pjesa më e madhe e debatit sot është fokusuar tek përcaktimi i arsyeve për reformën dhe ndryshimet e ofruara. Por një qasje më konstruktive, edhe pse e vështirë, do të ishte të pranohet se të dyja palët kanë të drejtë në aspekte të rëndësishme të organizimit të shkollës. Kjo do t’u jepte mundësi të dyja palëve të përqëndrohen tek synimi i arritjes së marrëveshjes për ndryshimet në plan-programet dhe ngadalësimin e digjitalizimit të teksteve shkollore.
1.Premisat
1.Reforma duhet të jetë ndryshe: pra ta funksionalizoj arsimin dhe shoqërinë.
2.Të përmirësohet shkolla si institucion dhe kurrikula në mënyrë që arsimi të shihet si avantazh.
3.Reforma duhet të siguroj një shpresë të vërtetë për një cilësi arsimore më të mirë.
4.Ministrja Carovska nuk ka faj që është fajtore.
5.Përpjekja për ta shndërruar arsimin në proces të digjitalizuar është e dëmshme për shëndetin e nxënësve.
2.Qasjet dhe aspektet
Cilat janë arsyet dhe shkaqet e revoltës së nxënësve, prindërve dhe mësuesve që shprehin shqetësime për reformën e inicuar nëpërmes protestave dhe referendumit të paralajmëruar? Këtë duhet ta vërteton një subjekt i pavarur dhe kjo nuk është terror psikologjik ndaj ministres së arsimit. Ata kërkojnë ndërhyrje për të ndaluar ndryshimet e propozuara dhe reforma të merrë kahe në drejtimin e duhur pedagogjik.
Unë mendoj, me qëllim të promovimit të sistemit të qëndrueshëm arsimor, bashkëkohor e modern, se duhet t’u jepet edhe qytetarëve mundësi të përfshihen në mënyrë aktive dhe të kontribuojnë në urbanizimin e arsimit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me partnerët arsimor. Natyrisht përgatitja e një zgjidhjeje praktike të reformës nuk është e lehtë. Por unë besoj se kjo gjë është e mundur nëpërmjet një procesi më të gjatë, duke hedh themelet për një system konsistent e cilësor më të plotë të arsimit në të ardhmen.
Nuk duhet lejuar që protestuesit (prind, nxënës, mësues) ta tundin kokën me mospranim të kërkesave të tyre e të shprehin zemërim në protesta dhe rrjete sociale. Ata nuk kanë faj pse mendojnë ndryshe mbase proceset reformuese janë të shpejtuara dhe ndoshta të paaritshme në të gjitha mjediset shkollore. Ata nuk testojnë qëndrueshmërinë e ministres, ata mendojnë ndryshe dhe për këtë japën argumentet e tyre.
Në 3-4 muajt e fundit askush nuk ka përmendur emrin reformë në arsim më shumë se ministrja. Siç duket në procesin e reformës ajo iu qas me aq zell dhe entuziazëm, megjithatë duket qartë se askush nuk ka bërë më shumë se ajo që proceset reformuese të politizohen dhe partizohen. Definitivisht duhet të dimë që politika duhet t’i largoj duart nga arsimi.
Ministria e Arsimit ka bërë shumë pak për të krijuar kushte që progresi arsimor, pedagogjik, menaxhues e kurrikular të ndodh nga brenda dhe mësuesit ta sjellin modelin e ndërtimit të sistemit arsimor, të përkrahur nga ministria. Kjo është qasja domethënëse. Kam bindjen se përgjegjësit e politikëbërjes arsimore kanë harruar përgjegjësinë dhe rolin që kanë pasur për funksionalizimin e arsimit e të shkollës. Kanë vazhduar me vite ta mbulojnë dështimin e tyre në fushën e arsimit sepse interesi i tyre ka qenë të na ushqejnë me iluzione për BE-në.
Çfarë do të ndodhë mes mësuesve, nxënësve, prindërve dhe ministres së arsimit?
Veprimi i ministres me projektet reformuese në plan-programet mësimore dhe me digjitalizimin e teksteve shkollore, duket si një habi për guximin e ndërmarrë, por më shumë habit fakti për kokëfortësinë e saj. Në fakt, tregohet se arsimi është i helmosur me politikë.
Rezistenca apo pakënaqësia ndaj proceseve reformuese u ndez me dy qasje: E para, me ndryshimet në strukturën e plan-programeve mësimore dhe integrimin e lëndëve. E dyta, përbën një lloj risie, kërkesa për digjitalizimin e teksteve mësimore. Kur bëhet fjalë për digjitalizimin e teksteve mësimore, shtrohet çështja se sa me të vërtetë kemi një ambient që përdorimi i tyre të sjellë zhvillimin pedagogjik dhe cilësor të dijeve dhe e dyta, a e shtron pyetjen dikush se sa digjitalizimi reflektohet në shëndetin mendor, fizik, social, emocional dhe intelektual të nxënësve?
Gjykoj se digjitalizimi i teksteve shkollore me infrasturkturën ekzistuese të shkollave nuk do të rritë përdorimin racional të dijeve, nuk do ta bëjë më efikas procesin e përvetësimit të njohurive dhe nuk do ta rritë cilësinë e njohjes mësimore. Harmonizimi i dimanikës së mësimnxënies dhe mësimdhënies do të jetë i ulët, përmirësimi dhe rritja e cilësisë së vlerave nuk do të ndodhë. Aspektet e shumëfishta të njohjes mësimore siç janë gnoseologjik, aksiologjik, demijurgjik, komunikologjik etj. do të ulen. Në realizimin e processit mësimor mësuesit përballen me mikrodidaktikën dhe makroteknologjinë.
Vetëm mësimi i drejtpërdrejt ku nxënësit janë përballë mësuesit e mësuesi përpara tyre me librin fizik në bankë, me laps e letër në dorë mundëson përpilimin dhe përcjelljen e planit individual arsimor të nxënësit, zbatimin e diferencuar të mësimit, përshtatjen e kushteve, metodave dhe aktiviteteve për punë mësimore kreative, përcjelljen e arritjeve, vlerësimin praktik, observimin, fletëzat mësimore të adaptuara, interaksionin mësues-nxënës, mësim në bashkësi. Vetëm kështu nxënësi pranohet mirë nga nxënësit e tjerë, i ka kushtet e njejta në klasë, ka hapësirë të mjaftueshme për vetëlëvizje dhe vetërregullim, ka aktivitete të njejta, nxënësit krahasohen dhe nxiten mes veti.
Në fakt teknologjia po e zbeh librin fizik në rolin që ka pasur dikur në jetën e nxënësve. Libri fizik konsiderohet si burim i pazëvendësueshëm dhe që jep kënaqësi më të madhe.
Digjitalizimi i teksteve shkollore besoj se do të ketë efekt financiar mbase nxënësit nuk do të marrin libra pa pagesë. Por do të ketë efekte të dëmshme për shëndetin e nxënësve. Sepse duke ndejt në internet nxënësi harron të thith ajr të pastër, harron të komunikon me njerëzit për rreth, harron të jeton. Nxënësit kanë nevojë të vrapojnë nëpër shi t’i prekë erra, t’i djeg dielli, të vrapojnë nëpër hapësira gjelbëruese, të shërojnë sytë e të freskojnë mendjen.
Për këto dhe arsye të tjera ministria duhet ta anullon projektin reformues dhe le ti qaset ndryshe reformës e cila do të siguroj pajtueshmëri dhe garanci për zhvillim.
Le t’i marrim disa dimensione të arsimit tonë për të pare se sa është e arsyeshme kjo qasje rishikuese?Që një zgjidhje refomash të vëndohet në tavolinë, do të duhet mbështetje profesionale e pedagogjike dhe derisa kjo mbështetje të unifikohet duhet të bëhen ndryshime në infrastrukturën shkollore. Vetëm kështu Ministria do të dëshirojë të siguroj një horizont pozitiv dhe një shkallë pritshmërie.
Për fillimin e realizimit të reformës është e nevojshme të fillohet vendosja e kushteve nga e cila varet suksesi i reformës.
Mes ministrisë dhe protestuesve duhet të fillojnë negociata kuptimplote dhe pozitive drejt objektivave të reformës. Të bëhet rishikimi i projektit dhe të anullohet zbatimi i tij për një kohë më të mire. Kjo për dy arsye: Së pari, duhet të bëhet një qasje e përgjithshme mbi menaxhimin e procesit mësimor me libra të digjitalizuar. Së dyti, të bëhet rishikim-analizë e propozim digjitalizimit të teksteve shkollore.
3.Përfundim
Ministria e Arsimit duhet ta anuloj projekt konceptin reformues të arsimit fillor dhe të inicoj nevojën për reformën e sistemit arsimor. Sepse kur është projekt reforma e mirëfilltë, suksesi dhe realizimi i saj nuk diskutohet.
Për hartimin e konceptit reformues të arsimit të formohet konzorcium apo këshillë nga ekspert të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me reformën arsimore.
Nëse duhet të sigurohet një shpresë e vërtetë për një të ardhme më të mirë të arsimit atëherë reformimi i tij kërkon mbështetjen e të gjithë protagonistëve të arsimit.