Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare dhe një ndër themelueset e para të Grupit të Grave TEUTA.
Maber Jakupi do të kujtohet gjithmonë për mirësjelljen, tolerancën, qetësinë dhe frymën e bashkëpunimit, vlera të cilat e karakterizuan gjatë gjithë angazhimit të saj në grup.
Largimi i saj lë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe anëtaret e Grupit të Grave TEUTA, të cilët do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje për kontributin e saj të çmuar në kulturë dhe në jetën shoqërore.
Figura dhe vepra e saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën e atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Shpirti i saj u prehtë në paqen dhe mëshirën e të Madhit Zot!
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve!

