Kryeministri Hristijan Mickoski për shkaqe shëndetësore ka anuluar pjesëmarrjen në një Forumin e Biznesit në Shkup mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkruan Lideri.mk.
“Të nderuar të gjithë, Ju njoftojmë se për shkaqe shëndetësore, prania dhe fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Forumin e Biznesit në Shkup është anuluar”, njoftuan nga Qeveria, pa dhënë detaje shtesë./Lideri.mk

