KOMUNIKATË ZYRTARE PËR MEDIA

IGFM, Maqedonia e Veriut

Tetovë, 02 Dhjetor 2025

Kryetari i nderit i IGFM-së, z. Idriz Sinani, shtrohet me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës

IGFM, Dega në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin publik, institucionet dhe mediat se sot, pas një aktiviteti zyrtar, kryetari i nderit i organizatës, z. Idriz Sinani, ka pësuar përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore dhe është shtruar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga Shërbimi për Informim i IGFM-së dhe nga vetë kryetari i degës për Maqedoninë e Veriut, dr. Rexhep Emurllai, reagimi i shpejtë i stafit mjekësor ka bërë të mundur stabilizimin e gjendjes së z. Sinani. Aktualisht ai ndodhet nën kujdes të plotë profesional dhe po monitorohet nga ekipi mjekësor i repartit përkatës.
Dr. Emurllai thekson se, pavarësisht se situata ishte e papritur, ndërhyrja e menjëhershme mjekësore ka qenë vendimtare dhe se gjendja shëndetësore e z. Sinani vlerësohet stabile, ndërsa mjekët po vijojnë me procedurat e nevojshme për trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm.

IGFM, Maqedonia e Veriut shpreh mirënjohje të sinqertë për personelin shëndetësor të Spitalit Klinik të Tetovës për profesionalizmin dhe reagimin e menjëhershëm.
IGFM gjithashtu falënderon të gjithë anëtarët, qytetarët që kanë shprehur shqetësim dhe solidaritet për gjendjen e z. Sinani.

sqShqip