Gjykatësja kushtetuese Jadranka Daboviq – Anastasovska dha dorëheqje nga funksioni gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është parashtruar për shkaqe shëndetësore dhe personale.
Daboviq – Anastasovska gjykatëse kushtetuese u zgjodh më 12 dhjetor të vitit 2023 dhe në këtë vend vjen si profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, i cili ishte lënë në qetësi për shkak të zgjedhjes në funksionin gjykatëse.
Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjykatës. Kryetarin e zgjedh Gjykata nga radhët e gjykatësve në kohë prej tre vjetëve, pa të drejtë të rizgjedhjes, përderisa gjykatësit i zgjedh Kuvendi në kohë prej nëntë vjetëve pa të drejtë të rizgjedhjes.
Me këtë, Gjykata Kushtetuese mbetet me shtatë gjykatës, pasi ishte shkarkuar gjykatësja kushtetuese Elizabeta Dukovska, ndërsa në vendin e saj ende nuk është zgjedhur gjykatës i ri kushtetues.

