Ish-deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se “mendësisë abuzive të VV-së” do t’i vijë fundi më 28 dhjetor.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon, siç thotë ajo, “avazin e vjetër” të shpërdorimit të resurseve shtetërore për qëllime elektorale.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale. Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to”, ka shkruar Çitaku në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, sekretarja e PDK-së thotë se cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën.

“Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, përfundoi ajo.

sqShqip