Shkruan: Muharrem Faiku,
dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren

Gëzuar Festën e Flamurit! 🇦🇱
Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, nderojmë burrat dhe gratë që ngritën flamurin e Pavarësisë në Vlorë më 1912 dhe vendosën themelet e shtetit shqiptar.

Me respekt kujtojmë edhe një të vërtetë historike: se, për shkak të vendimeve të fuqive të kohës, shumë nga trojet e banuara prej shqiptarëve mbetën jashtë kufijve të shtetit të saposhpallur. Megjithatë, këto kufij nuk e dobësuan kurrë shpirtin shqiptar, gjuhën, kulturën dhe vetëdijen kombëtare që i ka bashkuar shqiptarët kudo që jetojnë.

Sot, 28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri e në mbarë mërgatën, duke dëshmuar se flamuri i kuq me shqiponjë dykrerëshe mbetet simbol uniteti, dinjiteti dhe krenarie për çdo shqiptar.

Uroj që kjo ditë t’ju sjellë gëzim, bashkim dhe frymëzim për të ardhmen!

sqShqip