Muzikantët duan të argëtojnë popullin, kërkojnë të hiqen të gjitha masat restriktive
Muzikantët sot dolën para Qeverisë dhe kërkuan që pas 15 muajve të mund të fillojnë me punë të gjithë muzikantët dhe heqjen e ndalesës për performanca në objekte hotelerike.
Petar Mlladenovski nga Këshilli Drejtues i Shoqatës së muzikantëve “Muzikë tani”, i njohur si Pece nga “Superhiks” deklaroi se duhet të lejohet puna e të gjithëve që performojnë, jo vetëm në dasma, por edhe të gjithë që perfomojnë në objekte hotelerike sepse, siç tha, tashmë ekzistojnë protokolle.
“Ndalesa për performim në vende të këtilla është në fuqi dhe nuk ka kurrfarë logjike. Duhet të hiqet sa më shpejt”, konsideron Mlladenovski.
Nga Shoqata pyesin cilët janë muzikantët e licencuar të cilët mund të performojnë në dasma.
Mlladenovski shtoi se përmes Shoqatës kanë dërguar kumtesa, kanë dhënë deklarata, kanë pasur takime, bisedime, negociata dhe shtoi se kanë shtruar kërkesë dhe protokolle për siguri gjatë punës të muzikantëve. Sipas tij, deri tani një pjesë e vogël janë dëgjuar dhe respektuar dhe presin së shpejti t’u lejohet të punojnë.