Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në komunë nxënësit e Shkollës Fillore “Andreja Saveski – Kikish”, me të cilët ka bashkëbiseduar për funksionimin e komunës, kompetencat e saj dhe përgjegjësitë e kryetarit.

Përmes një postimi, Kasami bëri të ditur se nxënësit treguan interesim për punën e komunës dhe zhvillimin e saj, duke parashtruar pyetje dhe ide të ndryshme.

Gjatë kësaj vizite, Kasami priti edhe dy nxënës të dalluar, Damjan Peroski dhe Teodor Serafimovski, të cilëve ua përcolli urimet për sukseset e arritura.

Damjan Peroski ka fituar vendin e parë në gjeneratën e tij (2017) në Kampionatin Kombëtar të Notit të Maqedonisë, në disiplinën 50 metra krol, si pjesë e ekipit të notit “Scorpions”.

" "

Ndërkaq, Damjan Peroski dhe Teodor Serafimovski kanë arritur sukses edhe në “Olimpiadën e Vogël Matematikore Maqedonase”, ku kanë fituar vendin e parë.

Kasami i ka përgëzuar dy nxënësit për rezultatet e tyre, duke vlerësuar arritjet dhe sukseset e tyre.

sqShqip