Rajon - Botë

Shfaq “live” në Instagram vetëvrasjen pas ndjekjes nga policia

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, qëlloi veten me armë, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram. Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi akuzohej se abuzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

Shfaq “live” në Instagram vetëvrasjen pas ndjekjes nga policia.

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, qëlloi veten me armë, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram. Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi akuzohej se abuzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

– Advertisements –

Sipas policisë, 28-vjeçari, shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuar fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

E dashura e tij u dërgua në spital me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në kokë e trup, por jashtë rrezikut për jetën./A2CNN

Video Player