Skenari i Vuçiqit vetëm për përfitime elektorale!
Sipas të gjithë parametrave dialogu Kosovë-Serbi po mbetet sot e kësaj dite temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur vendin në një gjendje të status- quos. Lajçak po shihet si dritë në fund të tunelit për dialogun Kosovë -Serbi. Tani dialogu i nisur nga i ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një dritë në fund të tunelit pasi që BE ka marr sinjale dhe mbështetje të fuqishme nga bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi e cila do të rezultojë me njohje reciproke pas presioneve të shtuara të SHBA në krye me presidentin Bieden.
I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, dite me pare kishte theksuar në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet. Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Evropa pret vazhdimin e dialogut.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ne deklaratat e tij, ishte shprehu se nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjellët të Beogradit dhe Prishtinës. Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog.
Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm, që është një variant tjetër në temën më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi.
Prandaj në vijim mendoj se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të përfitoj diçka.
Duke qenë se bëhet fjalë për një proces, që nuk është transparent dhe që e mban opinionin serb në errësirë, është e vështirë të përcaktohet, se çfarë është kjo që Aleksandar Vuçiç do te kërkoj ne shkëmbim te njohjes se pavarësisë se Kosovës.
Deklaratat e tij, te fundit ne partine e tij, mund te jene edhe për përfitime elektorale, megjithatë rruga e vetme e zgjidhjes se krizës Kosovë- Serbi është njohja reciproke, dhe hapja e një kapitulli te ri për dy shtetet drejt integrimit ne familjes evropiane, tjetër zgjidhje s´ka!
Nijazi Halili